Prishtinë, 12 nëntor 2026 12:41
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 189 milionë euro janë investuar në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, përfshirë armatimin, municionin, uniformat, automjetet dhe pajisjet teknologjike.
Duke raportuar në Kuvendin e Kosovës, Sveçla ka deklaruar se shpenzimet e përgjithshme buxhetore për Policinë e Kosovës kanë arritur në 782 milionë euro.
Sipas tij, aktualisht Policia e Kosovës ka 180 kontrata operative, me vlerë mbi 70 milionë euro, të cilat përfshijnë furnizimin me pajisje, uniforma, logjistikë, shërbime të teknologjisë informative, si dhe projekte për ndërtimin dhe renovimin e objekteve.
Sveçla ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë periudhës së qeverisjes së tij janë rekrutuar mbi 3 mijë e 40 zyrtarë policorë.
Ai ka theksuar se nevojat e Policisë për uniforma dhe pajisje po adresohen vazhdimisht, ndërsa ka njoftuar se kontrata për uniformat e policisë së rendit tashmë është nënshkruar dhe furnizimi pritet të nisë në ditët dhe javët në vijim.
Ministri ka shtuar se për shkak të ndjeshmërisë së sigurisë dhe interesave operative të Policisë, jo të gjitha të dhënat për investimet dhe pajisjet mund të bëhen publike.

Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krenaria shqiptare me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa kryeson Coachella-n
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme