Prishtinë, 3 nëntor 2026 07:47
Profesoresha Lejla Pula dhe Besa Luzha kanë përfaqësuar Kosovën në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore, i cili është mbajtur në qytetin e Kremonës në Itali, në kuadër të projektit “Synergia”.
Pjesëmarrja e tyre është realizuar në kuadër të festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, ku është prezantuar përvoja dhe kontributi i Kosovës në zhvillimin dhe promovimin e muzikës klasike.
Me këtë rast, zëvendëskonsullja e Kosovës në Milano, Qendresa Fazliu, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme profesoreshat Pula dhe Luzha, duke i përgëzuar për angazhimin e tyre në promovimin e vlerave artistike dhe kulturore të Kosovës në Itali.
Sipas njoftimit të Konsullatës, Fazliu ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në promovimin ndërkombëtar të Kosovës dhe në forcimin e bashkëpunimit kulturor me institucionet italiane dhe evropiane.

Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog