Prishtinë, 13 nëntor 2026 07:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin të Irlandës, në margjina të Samitit të nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Gjatë takimit, Kurti dhe Rutte kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.
Në fokus të bisedës kanë qenë edhe zhvillimet aktuale dhe situata e sigurisë në rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike mbetet prioritet strategjik i vendit.
“Për ne anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar gjithashtu se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve të sigurisë dhe ndikimit të akterëve të jashtëm.
Takimi me Rutten vjen në kuadër të angazhimeve të Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe avancimin e synimit për anëtarësim në Aleancë.

Sveçla: 782 milionë euro shpenzime për Policinë, 189 milionë për pajisje dhe armatim
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë