Prishtinë, 13 nëntor 2026 14:48
Mediat në Serbi kanë raportuar për pretendimet se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe një nga figurat kryesore të përfshira në sulmin e armatosur në Banjskë, është larguar nga Serbia dhe ndodhet në Rusi.
Sipas raportimeve të mediave serbe, të cilat i referohen deklarimeve të një ish-inspektori të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Radoiçiq dyshohet se është larguar drejt Moskës.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet serbe apo ruse për vendndodhjen e tij.
Radoiçiq është figura kryesore e grupit të armatosur që më 24 shtator 2023 sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ai kishte marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe logjistikën e sulmit.
Pas sulmit, autoritetet serbe e kishin ndaluar përkohësisht, por më pas e kishin liruar, ndërsa ndaj tij ishin raportuar masa që përfshinin ndalimin e largimit nga Serbia dhe paraqitjen periodike në polici. Radio Slobodna Evropa
Largimi i tij i pretenduar drejt Rusisë, nëse konfirmohet, do të hapte pikëpyetje për zbatimin e këtyre masave dhe përgjegjësinë e institucioneve serbe.
Deri tani, pretendimet për qëndrimin e tij në Moskë mbeten të pakonfirmuara nga burime zyrtare.

20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën