Prishtinë, 11 nëntor 2026 14:28
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një shtetas gjerman është arrestuar në një operacion të Policisë së Kosovës, ku janë sekuestruar 43 armë të gjata automatike.
Sipas Sveçlës, operacioni është realizuar nga Departamenti i Hetimeve i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.
Përmes një njoftimi, Sveçla ka bërë të ditur se aksioni është pjesë e përpjekjeve institucionale për luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve.
Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë rrjetet e trafikimit ndërkombëtar.
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur”, ka deklaruar Sveçla.
Ministri ka vlerësuar se veprimtaritë e tilla kriminale cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe të vendit, duke shtuar se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri në luftimin e tyre.
“Sundimi i ligjit nuk ka kompromis”, ka shkruar Sveçla.

Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe