Prishtinë, 13 nëntor 2026 11:59
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar katër marrëveshje ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik me Mbretërinë e Suedisë dhe Mbretërinë e Belgjikës.
Tri marrëveshjet e para janë lidhur me Suedinë dhe kanë të bëjnë me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Marrëveshja për ekstradim u ratifikua me 81 vota për, ajo për transferimin e personave të dënuar me 83 vota, ndërsa marrëveshja për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale mori 85 vota për.
Ndërkaq, Traktati për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës u ratifikua me 89 vota për.
Këto marrëveshje synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të dy shteteve në trajtimin e çështjeve penale, shkëmbimin e provave dhe zhvillimin e procedurave juridike përtej kufijve shtetërorë.
Ndërkohë, gjatë vazhdimit të seancës plenare, deputetët kanë miratuar edhe Programin e Punës së Kuvendit për Sesionin Vjeshtor 2026, i cili mori 77 vota për.
Seanca plenare pritet të vazhdojë me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte