Prishtinë, 6 nëntor 2026 07:20
Poezia dhe letërsia shqipe e përkthyer në gjuhën gjermane kanë qenë në qendër të një mbrëmjeje letrare të organizuar në Prishtinë, ku autorë, përkthyes dhe përfaqësues të institucioneve kulturore diskutuan për rëndësinë e përkthimit dhe promovimin e krijimtarisë shqiptare në hapësirën gjermanofolëse.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, vlerësoi rëndësinë e përkthimit letrar, duke theksuar se ai krijon ura komunikimi dhe shkëmbimi ndërmjet kulturave të ndryshme.
Ndërkaq, përkthyesja Zuzana Finger tha se letërsia shqipe vazhdon të jetë pak e njohur në Gjermani, kryesisht për shkak të numrit të kufizuar të veprave të përkthyera.
Megjithatë, ajo bëri të ditur se ka gjetur botues të interesuar për poezinë shqipe, me të cilët tashmë janë publikuar disa vepra.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, u shpreh se përkthimi i poezisë i jep asaj një jetë të re, duke ndryshuar ritmin dhe përfytyrimin artistik në gjuhën tjetër.
Ajo vlerësoi se depërtimi i letërsisë shqipe në tregun gjerman të librit është një mundësi e rëndësishme për autorët shqiptarë dhe promovimin e krijimtarisë së tyre ndërkombëtarisht.
Edhe moderatorja Blerta Ismajli theksoi rolin e përkthimit në përhapjen e letërsisë përtej kufijve gjuhësorë, duke e cilësuar këtë aktivitet si një mundësi për shkëmbim letrar ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Mbrëmja u organizua nga Ambasada Gjermane në Kosovë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, me mbështetjen e rrjetit të përkthimeve Traduki.
Aktiviteti u shoqërua me interpretimin e poezive nga Kushtrim Mehmeti dhe performancë në piano nga Mendrit Bytyçi, duke i dhënë ngjarjes një dimension të veçantë artistik.

Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Akordet e Kosovës” gati për tri net muzikore, në skenë edhe talentet e rinj
Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet