Prishtinë, 10 nëntor 2026 08:16
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili është zhvilluar në qytetin e Slunjit, në Kroaci.
Në këtë trajnim morën pjesë pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e FSK-së, ndërsa aktivitetet u udhëhoqën nga instruktorë të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.
Gjatë trajnimit u zhvilluan një sërë aktivitetesh praktike, të fokusuara në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve.
Përveç zhvillimit të aftësive taktike, trajnimi shërbeu edhe si mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve të forcave pjesëmarrëse.
Pjesëmarrja e FSK-së në aktivitete të tilla ndërkombëtare është pjesë e angazhimeve për avancimin e vazhdueshëm të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.

Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia asiston inspektorët në veri të Mitrovicës, tri lokale mbyllen përkohësisht
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të reja, një ditë para negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja