Prishtinë, 13 nëntor 2026 12:15
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 janë zhvilluar gërmime dhe vlerësime në terren në rreth 20 lokacione të ndryshme në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për trajtimin e rasteve të personave të zhdukur, përfshirë Institutin e Mjekësisë Ligjore, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë. Gërmimet provuese kanë për qëllim verifikimin e informatave dhe dyshimeve për lokacione të mundshme të varrezave, me synimin për të gjetur mbetje mortore dhe për të siguruar identifikimin e tyre përmes procedurave mjekoligjore dhe analizave të ADN-së.
Pavarësisht punës së vazhdueshme të institucioneve, çështja e personave të zhdukur gjatë luftës mbetet ende e pazgjidhur për shumë familje. Mbi 1 mijë e 500 persona vazhdojnë të figurojnë në listën e të zhdukurve, ndërsa familjet e tyre presin prej vitesh të mësojnë për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.
Zbulimet e fundit në Lubizhdë të Prizrenit dhe në Brod të Shtërpcës dëshmojnë se kërkimet në terren vazhdojnë, ndërsa çdo lokacion i ri i identifikuar mund të jetë i rëndësishëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
Identifikimi i mbetjeve mortore përmes ADN-së dhe kthimi i tyre te familjet mbetet një nga hapat kryesorë në këtë proces, i cili vazhdon të kërkojë bashkëpunim institucional dhe shkëmbim të informatave ndërmjet palëve përkatëse.

Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Radulloviqi përballet me akuzat për terrorizëm në Banjskë, ndërpritet seanca
Krimet e luftës në Gjilan, dëshmitari: Gjurmët e plumbave ende janë të dukshme
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Kosova forcon bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën
Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, në ora 11:00 pritet të vendoset për votimin