Prishtinë, 10 nëntor 2026 20:25
Kosova pritet të ndajë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro për mbrojtjen gjatë vitit 2027, duke shënuar buxhetin më të lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili përmes një njoftimi ka theksuar se rritja e buxhetit do të mundësojë vazhdimin e investimeve në fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Sipas Maqedoncit, me këto mjete do të vazhdojë furnizimi i FSK-së me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, rritja e kapaciteteve operacionale, si dhe zhvillimi i infrastrukturës mbrojtëse.
Ai ka theksuar se ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Buxheti i planifikuar për vitin 2027 tejkalon 224 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri në financimin e sektorit të mbrojtjes

FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel