Prishtinë, 9 nëntor 2026 07:53
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë përmbajnë dokumente me vlerë të jashtëzakonshme historike, të cilat dëshmojnë zhvillimet politike, shoqërore dhe kulturore ndër shekuj.
Drejtuesit e institucioneve arkivore në të dy vendet vlerësojnë se ruajtja, sistemimi dhe digjitalizimi i dokumenteve janë thelbësore për mbrojtjen e kujtesës historike dhe lehtësimin e qasjes së studiuesve dhe qytetarëve në këto materiale.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmet Xhemajli, ka bërë të ditur se institucioni disponon dokumente që datojnë nga shekulli XV dhe XVII.
Ndër to, ai ka përmendur një dorëshkrim të vitit 1437 dhe një dokument noterial të vitit 1608, që dëshmon një transaksion të shitblerjes.
Ndërkohë, në Arkivat e Shqipërisë ruhet edhe një prej dokumenteve më të vjetra dhe më të rralla, Kodiku i Korçës, që sipas drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, daton nga shekulli VI.
Një rëndësi të veçantë në punën e këtyre institucioneve ka edhe procesi i digjitalizimit, i cili mundëson ruajtjen më të sigurt të dokumenteve dhe qasjen më të lehtë në to.
Rrokaj ka deklaruar se Shqipëria ka arritur të digjitalizojë rreth 25 për qind të fondeve arkivore, duke e renditur vendin ndër shtetet me nivelin më të lartë të digjitalizimit të dokumentacionit arkivor.
Në anën tjetër, Xhemajli ka bërë të ditur se Arkivi i Kosovës deri më tani ka digjitalizuar rreth 11 milionë kopje dokumentesh, që përbëjnë afërsisht 12 për qind të materialeve arkivore.
Ruajtja dhe digjitalizimi i këtyre dokumenteve konsiderohen procese me rëndësi për mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare, duke siguruar që dëshmitë historike të mbeten të qasshme edhe për brezat e ardhshëm.

Poezia shqipe në gjuhën gjermane, urë lidhëse mes kulturave
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Nis nata e parë “Akordet e Kosovës”
Tre filma kosovarë njëkohësisht në kinema, shenjë e zhvillimit të kinematografisë vendore
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente shekullore, theksohet rëndësia e digjitalizimit
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë