Zubin Potok, 27 shtator 2026 09:37
Nëntë persona janë arrestuar të dielën në komunën e Zubin Potokut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, shkruan Veritasinfo.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara policore dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, operacioni është koduar “Dosja 23” dhe ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje lidhur me identitetin e personave të arrestuar apo veprimet konkrete për të cilat dyshohen.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për detajet e mëtejshme të operacionit dhe veprimet e ndërmarra do ta informojnë publikun në momentin kur këto informacione mund të bëhen publike.

Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur