Prishtinë, 11 nëntor 2026 15:47
Gjykimi për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit ka vazhduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 17 dhjetor, kur pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitares Tiana Viqentijeviq.
Në seancën e së mërkurës, në fokus ishte edhe ndryshimi i përbërjes së trupit gjykues, pas pensionimit të gjyqtarit Vesel Ismaili.
Kryesues i ri i trupit gjykues është caktuar gjyqtari Leon Perlaska, ndërsa anëtarë janë gjyqtarët Kujtim Krasniqi dhe Lutfi Shala.
Në fillim të seancës, prokurori i rastit, Bekim Kodrali, deklaroi se mbetet plotësisht pranë fjalës hyrëse. Të njëjtin qëndrim e paraqitën edhe përfaqësuesja e ndërmarrjes Ibër-Lepenc, si palë e dëmtuar, si dhe avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit, të cilët konfirmuan se qëndrojnë pranë deklarimeve hyrëse të 9 korrikut 2026.
Kryesuesi i trupit gjykues njoftoi se për seancën e sotme nuk ishte ftuar asnjë dëshmitar, ndërsa bëri të ditur se kanë mbetur edhe disa propozime të mbrojtjes për t’u shqyrtuar nga gjykata.
Në seancën e ardhshme pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitares Tiana Viqentijeviq, e cila në seancën paraprake kishte deklaruar se ditën e sulmit e kishte parë Jovan Viqentijeviqin në shtëpi, para se ai të nisej për në punë.
Seanca e radhës është caktuar për 17 dhjetor.

Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur
Eksperti Gecaj: FSK-ja duhet të investojë në mbrojtjen kundërajrore dhe teknologjinë ushtarake