Prishtinë, 10 nëntor 2026 21:12
Dokumentari sportiv “Karate e Yjeve” ka shënuar sukses në festivalin ndërkombëtar SPORT MOVIES & TV 2026, të mbajtur në Milano të Italisë, ku është vlerësuar me çmimin “Mention d’Honneur” në kategorinë e sporteve individuale.
Ky vlerësim përbën një sukses të rëndësishëm për sportin dhe kinematografinë dokumentare të Kosovës, duke prezantuar në skenën ndërkombëtare historinë, përkushtimin dhe arritjet e sportistëve kosovarë të karatesë.
Skënder Sadiku, skenarist dhe regjisor i dokumentarit, e ka cilësuar këtë vlerësim si një arritje të madhe, jo vetëm për ekipin realizues, por për të gjithë Kosovën.
Ai ka thënë për Veritasinfo se çmimi në Milano dëshmon se historitë sportive të Kosovës kanë vlerë dhe mund të marrin vëmendje edhe në skenën ndërkombëtare.
“Ky është një sukses i madh për gjithë Kosovën. Përmes këtij dokumentari kemi arritur të prezantojmë historinë, punën dhe sukseset e sportistëve tanë në një festival ndërkombëtar. Ky vlerësim na bën krenarë dhe dëshmon se edhe përmes sportit dhe filmit mund ta promovojmë vendin tonë”, ka thënë Sadiku.
Përmes historive të sportistëve, dokumentari sjell para publikut një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të karatesë në Kosovë, duke dokumentuar punën, sakrificën dhe sukseset e tyre.
Pas këtij vlerësimi ndërkombëtar, ekipi realizues i dokumentarit ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve sportive të Kosovës, përfshirë Ministrin e Sportit, Blerim A. Gashani, presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, si dhe kryetarin e nderit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Gjatë këtyre takimeve u vlerësua kontributi i dokumentarit në promovimin e sportit kosovar dhe rëndësia e dokumentimit të historive që dëshmojnë arritjet e sportistëve të vendit.
Çmimi i marrë në Milano dëshmon potencialin e produksioneve dokumentare kosovare për të depërtuar në festivale ndërkombëtare dhe për të promovuar historitë e suksesit të Kosovës përtej kufijve të saj.

Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës