Prishtinë, 10 nëntor 2026 15:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Gjykatën Speciale në Hagë gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të të gjitha mundësive ligjore për apelimin e vendimeve me të cilat palët nuk janë të kënaqura.
Gjatë diskutimit në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, Kurti është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe zhvillimet e fundit në Hagë, ku katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Në përgjigjen e tij, Kurti ka theksuar se procesi i drejtësisë duhet të vazhdojë përmes mekanizmave ligjorë dhe se besimi në të vërtetën nuk duhet të humbet.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare. Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithë punën që duhet për Apelin dhe asnjëherë mos ndalo së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka deklaruar Kurti.
Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti është takuar edhe me presidentin e Senatit të Francës, Gerard Larcher, si dhe me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.
Në këto takime janë diskutuar çështje që lidhen me stabilitetin institucional, investimet, banimin social dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt
Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel