Prishtinë, 11 nëntir 2026 11:31
Arrestimet dhe ndjekjet penale të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, nën pretendimet për përfshirje në krime lufte, po shoqërohen me raste kur gjykatat në Serbi nuk arrijnë të vërtetojnë akuzat e ngritura nga prokuroria. Rasti i fundit është ai i Behar Preniçit, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë në Beograd, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme për ta dëshmuar përgjegjësinë e tij penale.
Preniçi ishte mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim, nën akuzat për dëbimin e popullsisë civile serbe nga Obiliqi gjatë vitit 1999. Megjithatë, pas shqyrtimit të provave, gjykata konstatoi se pretendimet e Prokurorisë për Krime Lufte nuk ishin dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme.
Vendimi është përcjellë edhe me kritika nga Fondi për të Drejtën Humanitare i cili ka evidentuar mangësi në provat e prokurorisë dhe kundërthënie në dëshmitë e dëshmitarëve. Sipas këtij fondi, njëri nga dëshmitarët kishte dhënë deklarata të ndryshme gjatë hetimeve dhe në gjykim, duke e bërë dëshminë e tij të pabesueshme.
Ky rast rikthen në vëmendje shqetësimet për mënyrën se si autoritetet serbe i trajtojnë rastet e qytetarëve të Kosovës të arrestuar nën dyshimet për krime lufte, veçanërisht kur akuzat nuk mbështeten me prova të qëndrueshme.
Një shqetësim tjetër që ngrihet në këtë kontekst është fakti se arrestimet mund të zgjasin me muaj, madje edhe mbi një vit, përpara se gjykatat të konstatojnë nëse ekzistojnë prova që e lidhin një person me veprën penale për të cilën akuzohet.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë