Mitrovicë, 27 shtator 2026 09:09
Një operacion i gjerë për hetimin e krimeve të luftës ka nisur në orët e hershme të mëngjesit në veri të Kosovës, me cak rreth 10 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e civilëve gjatë luftës.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se aksioni po zhvillohet nga njësia për hetimin e krimeve të luftës, me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe kapacitete shtesë të sigurisë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, operacioni është autorizuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa bastisjet po kryhen në bazë të urdhrave të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
Hetimet, sipas burimeve, lidhen me një rast të rëndë të vrasjes së civilëve dhe me lokacionin e varrezës së zbuluar së fundmi, ku dyshohet se janë gjetur mbetje të personave të vrarë gjatë luftës.
Në mesin e viktimave për të cilat po hetohet dyshohet se ka edhe intelektualë dhe veprimtarë të kohës, ndërsa organet e hetimit po përpiqen të rindërtojnë rrethanat e ndalimit, vrasjes dhe zhdukjes së tyre.
Burimet bëjnë me dije se rreth 10 persona janë në shënjestër të këtij operacioni, por në këtë fazë ende nuk dihet sa prej tyre ndodhen në vendbanimet e tyre dhe sa mund të jenë jashtë Kosovës.
Në disa lokacione po zhvillohen bastisje, ndërsa pritet sekuestrimi i materialeve që mund të shërbejnë si prova, përfshirë armë, dokumente, pajisje elektronike dhe sende të tjera me interes për hetimin.
Për shkak të natyrës së operacionit dhe vlerësimit të rrezikut, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në terren janë angazhuar edhe njësi speciale.
Aksioni është ende në zhvillim dhe për momentin nuk ka një bilanc përfundimtar të të arrestuarve apo të provave të sekuestruara.
Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo të sigurojë informacione shtesë për personat e kërkuar, lokacionet e bastisjeve dhe rezultatet e operacionit.

Arrestime nga Serbia, por pa dëshmi në gjykatë: Rasti i Behar Preniçit argumenton gjahun ndaj qytetarëve të Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Aleati i Rusisë, Serbia furnizoi industrinë ushtarake ruse me makineri miliona euroshe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për Raportin e KE-së për Kosovën
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë