Prishtinë, 21 shtator 2026 16:24
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar paraqitjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në garën “Best Warrior Competition 2027”, të zhvilluar në Ajova të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Maqedonci bëri të ditur se OR3 Ismail Ahmeti është renditur i dyti në këtë garë, ku morën pjesë pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ajovas dhe njësive të tjera.
Sipas ministrit, ky rezultat dëshmon nivelin e përgatitjes dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të FSK-së.
“Krenar me pjesëtarët tanë që, në Ajova të SHBA-së, treguan edhe një herë se përkushtimi, disiplina dhe puna e palodhshme sjellin rezultate”, ka shkruar Maqedonci.
Ai e ka cilësuar suksesin e Ahmetit si më shumë se një rezultat në garë, duke e vlerësuar si krenari për FSK-në dhe Kosovën.
Maqedonci ka uruar Ismail Ahmetin, si dhe dy pjesëtarët e tjerë të FSK-së që morën pjesë në këtë aktivitet, për përfaqësimin e Kosovës.

Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë