Prishtinë, 21 shtator 2026 11:22
Tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për Luftëtarin më të mirë”, me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës.
“Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gara katër ditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.
“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës”, vazhdon njoftimi.

Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash