Prishtinë, 3 nëntor 2026 16:41
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin (Berlin Security Conference), ku është ftuar si panelist në një debat të nivelit të lartë për sfidat e sigurisë evropiane dhe parandalimin e ndërhyrjeve ruse.
Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se debati kishte temën “Parandalimi përmes vigjilencës: Si të frenohet ndërhyrja ruse”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Gjermanisë.
Gjatë diskutimit u trajtuan kërcënimet që burojnë nga ndërhyrjet dhe ndikimi rus, sfidat aktuale të sigurisë në Evropë, si dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet aleatëve dhe partnerëve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Sipas Maqedoncit, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe në dhënien e kontributit aktiv për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë.
Konferenca e Sigurisë në Berlin, e cila mbahet më 3 dhe 4 nëntor, mbledh përfaqësues politikë, diplomatikë, ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit