Mitrovicë, 5 nëntor 2026 07:11
Për gati tri dekada, familja Ademi jetoi mes shpresës, dhimbjes dhe pritjes për të mësuar fatin e të dashurit të tyre. Pas 27 vitesh, kjo pritje ka marrë një përgjigje. Përmes analizave të ADN-së në laboratorin në Hagë, është identifikuar Dr. Adem Ademi, mjeku dhe kirurgu për të cilin familja nuk reshti së kërkuari të vërtetën.
Lajmin e shumëpritur e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, përmes një njoftimi publik, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen e familjes pas konfirmimit të identitetit të babait të tij.
Pas 27 vitesh ankth, pasigurie dhe kërkimi, familja më në fund ka marrë përgjigjen që e kishte pritur për vite të tëra. Rezultatet e analizave të ADN-së, të ardhura nga laboratori në Hagë, kanë konfirmuar identitetin e Dr. Adem Ademit.
Për familjen, ky lajm shënon një moment të rëndësishëm, por edhe një rikthim të dhimbshëm të kujtimeve për vitet e gjata pa përgjigje. Tashmë, pas kaq shumë kohësh, ata do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit dhe ta përcjellin në banesën e fundit me dinjitetin që meriton.
Në njoftimin e tij, Erblin Ademi ka shprehur mirënjohje për institucionet e Republikës së Kosovës, zyrtarët, hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zbardhjen e fatit të babait të tij.
Dr. Adem Ademi do të kujtohet për jetën dhe përkushtimin e tij në profesionin e mjekut dhe kirurgut, për jetët që shpëtoi dhe kontributin që dha për njerëzit dhe shoqërinë.
Familja ka bërë të ditur se njoftimi për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames, do të bëhet në ditët në vijim.
Pas 27 vitesh, pritja për të mësuar të vërtetën ka përfunduar. Familjes Ademi i mbetet tani ta përcjellë me nderim njeriun e saj të dashur, për të cilin shpresa nuk u shua për gati tri dekada.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë