Prishtinë, 5 nëntor 2026 16:32
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se puna e grupit strategjik për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me procesin e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë do të zhvillohet në mënyrë konfidenciale.
Konjufca ka njoftuar se grupi është konstituuar javën e kaluar, janë përcaktuar rregullat e funksionimit dhe është formuar edhe një grup punues, i cili do t’i harmonizojë në një dokument të vetëm propozimet dhe idetë e institucioneve të Kosovës.
Në këtë grup janë të përfaqësuara Qeveria, Presidenca, Kryesia e Kuvendit, katër grupet parlamentare në Kuvend, si dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë, me përjashtim të komunitetit serb.
Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja e radhës do të mbahet të shtunën dhe pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës. Në këtë takim do të shqyrtohen dhe harmonizohen dokumentet e përgatitura nga institucionet e përfshira në këtë proces.
Pas këtij takimi, grupi punues do të vazhdojë punën për hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse, zbatimi i së cilës do të jetë obligim për institucionet e Republikës së Kosovës.
Kreu i diplomacisë kosovare ka kërkuar mirëkuptimin e mediave për faktin se diskutimet dhe puna e brendshme e grupit nuk do të jenë publike, për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve që trajtohen.
Ai ka theksuar se synimi kryesor i kësaj strategjie është koordinimi i veprimeve institucionale për të arritur sukses në procesin e apelit në Hagë.
Konjufca ka paralajmëruar se komunikimi me publikun do të zhvillohet sipas rregullave të caktuara dhe se informacionet që mund të bëhen publike do të jenë të kufizuara, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjeve që trajtohen në aspektin vendor dhe ndërkombëtar.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve