Prishtinë, 22 shtator 2026 11:28
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Ajo është pezulluar nga detyra.
Hyseni, që në të kaluarën ka qenë edhe kryespiune e Kosovës, sipas mediave në Shqipëri, dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.
Autoritetet janë duke kontrolluar edhe banesën e saj.
Ajo pati marrë zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ka pasur karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e pati emëruar këshilltare për çështje të sigurisë. Aty qëndroi për dy vjet, deri kur në mars të vitit 2023, Rama e propozoi si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen.
Kontroll është zhvilluar këtë të martë edhe në banesën e Ilir Prodes, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë në Shqipëri.

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale