Prishtinë, 5 nëntor 2026 10:20
Pesë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar studimet trevjeçare në akademitë ushtarake të Gjermanisë, duke hapur rrugën për t’iu bashkuar trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, të organizuar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues ushtarakë të Ministrisë Federale të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë.
Sipas Maqedoncit, Xheto Kelmendi ka diplomuar në fushën e këmbësorisë, Leutrim Nika në logjistikë, Gentri Azemi në IT ushtarake, ndërsa Lavdim Sylejmani dhe Betim Elshani në polici ushtarake.
Ministri ka bërë të ditur se pas përfundimit të studimeve, pesë të diplomuarit do t’i bashkohen trupës së oficerëve të Ushtrisë së Kosovës, ku do të kontribuojnë me njohuritë dhe përgatitjen e fituar në Gjermani.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani 18 kadetë të Kosovës kanë përfunduar studimet në akademitë ushtarake gjermane, ndërsa 16 të tjerë janë duke vijuar studimet në akademi të ndryshme të këtij shteti.
Po ashtu, përmes programit Military Training Assistance, mbi 80 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Gjermani.
Maqedonci ka vlerësuar se bashkëpunimi me Gjermaninë po ndihmon në përgatitjen e kuadrove profesionale dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke falënderuar institucionet gjermane për mbështetjen e vazhdueshme.

Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë