Prishtinë, 5 nëntor 2026 13:06
Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka përfunduar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për organizimin e lojërave të paligjshme të fatit në Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Operacioni është zhvilluar pas hetimeve disamujore, ndërsa në kuadër të planit operativ të koduar “Bixhozi” janë kontrolluar gjithsej 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi.
Sipas informacioneve të publikuara, gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje të ndryshme elektronike, katër armë zjarri dhe municion.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të ndiqen në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar dhe përgjegjësinë eventuale të personave të përfshirë.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve