Preshevë, 21 shtator 2026 13:45
Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është ngritur në një takim në New York ndërmjet deputetit shqiptar Shaip Kamberi dhe kongresistit amerikan Mike Lawler, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, shnruan Veritasinfo.
Kamberi, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se në takimin me kongresistin amerikan është diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Përfshirja e Luginës së Preshevës në një takim me një anëtar të Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan paraqet një përpjekje për ta mbajtur çështjen e të drejtave të shqiptarëve të kësaj treve në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare dhe politikëbërësve amerikanë.
Kamberi tha se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim institucional, ndërsa përfaqësimi i tyre në institucionet publike, sipas tij, mbetet shumë larg përfaqësimit në raport me përbërjen e popullsisë.
Në takim është diskutuar edhe çështja e pasivizimit të adresave, që sipas Kamberit prek mijëra shqiptarë dhe ka pasoja të drejtpërdrejta në të drejtën e votës dhe në pajisjen me dokumente identifikimi.
Kamberi tha se me kongresistin Lawler është biseduar edhe për mënyrat e adresimit të kësaj çështjeje, duke e vënë theksin te nevoja që shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohen edhe në komunikimet me institucionet ndërkombëtare.
Takimi në New York vjen në kuadër të aktiviteteve të delegacionit të Kosovës dhe e vendos çështjen e Luginës së Preshevës në agjendën e diskutimeve me përfaqësues të institucioneve amerikane.

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë