Prishtinë, 5 nëntor 2026 06:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pozita e Kosovës në procesin e integrimit evropian nuk e pasqyron progresin që vendi ka arritur, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet sa më shpejt statusi i vendit kandidat për anëtarësim.
Këto komente Kurti i bëri të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, pas pranimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Kurti theksoi se integrimi në BE mbetet prioritet strategjik afatgjatë dhe se për këtë synim ekziston mbështetje e gjerë qytetare dhe konsensus ndërpartiak.
Ai rikujtoi se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 dhe se, pavarësisht kalimit të gati katër vjetëve, ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat.
Sipas Kurtit, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka këtë status.
Ai kërkoi që shtetet anëtare të BE-së t’i japin Komisionit Evropian mandatin politik për nisjen e procesit të shqyrtimit të aplikimit, si dhe që Kosovës t’i dorëzohet pyetësori për anëtarësim.
Ndërkaq, ambasadori i BE-së, Dirk Schuebel, tha se Raporti i Progresit përfshin periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, gjatë së cilës Kosova u përball me ngërç institucional dhe tri palë zgjedhje brenda 16 muajve.
Ai vlerësoi se kjo situatë ndikoi në ngadalësimin e reformave, por theksoi se institucionet tashmë funksionale krijojnë mundësi për përshpejtimin e tyre.
Schuebel përmendi si zhvillime pozitive organizimin e zgjedhjeve të lira dhe gjithëpërfshirëse, avancimin në luftën kundër krimit të organizuar, reformat në administratën publike dhe progresin në fushën e drejtësisë dhe të drejtave themelore.
Megjithatë, ai kërkoi përpjekje më të mëdha në luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, reformimin e legjislacionit për media, si dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet evropiane në fusha të ndryshme.
Ambasadori evropian theksoi gjithashtu se zbatimi i obligimeve që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi mbetet pjesë e rrugës evropiane të Kosovës.
Ai tha se Bashkimi Evropian e përkrah Kosovën në përpjekjet për integrim, duke shprehur optimizëm për avancimin e saj drejt statusit të vendit kandidat.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë