Beograd, 03 Gusht 2025
Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej një muaji për 13 të dyshuarit për korrupsion në rastin e rindëritmit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe modernizimin e hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufi me Hungarinë.
Në mesin e të arrestuarve që po mbahen në mbajtje janë ish-ministrat: Tomisllav Momiroviq dhe Goran Vesiq.
Vendimi për paraburgim nuk është përfundimtar, dhe avokatët e të dyshuarve mund ta apelojnë vendimin brenda tre ditëve, i ka thënë gjykata Radios Evropa e Lirë.
Ish-ministri i Ndërtimit, Tomisllav Momiroviq dhe 11 të dyshuar tjerë që janë marrë në pyetje, kanë mohuar çdo keqbërje në lidhje me rastin e korrupsionit në projektin e rindërtimit të hekurudhës.
Goran Vesiq, i cili ka qenë ministër i Ndërtimit në kohën e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor nuk është marrë në pyetje, sepse në dokumentet mjekësore që janë dorëzuar, është thënë se ai ka qenë për trajtim mjekësor në spital, ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit më 2 gusht.
Të gjithë të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh në projektin për rindërtim dhe modernizim të linjës hekurudhore prej Novi Sadit deri te kufiri me Hungarinë.
Në mesin e të arrestuarve që janë në mbajtje përfshihen edhe ndihmësja e Goran Vesiqit në ministri, Anita Dimoski dhe ish-drejtori i “Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë”, Nebojsha Shurlan.
Katër muaj pas rindërtimit dhe hapjes zyrtare, në stacionin hekurdhor të Novi Sadit është rrëzuar streha duke lënë të vdekur 16 persona
Incidenti i 1 nëntorit të vitit 2024 ka nxitur protesta masive kundër Qeverisë në gjithë Serbinë.
Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë në tetë muajt e fundit, duke bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin.
Në fokus të protestave janë supozimet se korrupsioni ka rezultuar me rrëzim të strehës në stacionin hekurudhor.

Izraeli dhe Turqia përplasen gjithnjë e më shumë, Siria kthehet në pikën më të nxehtë
Trump kërkon sqarime nga dy këshilltarët e tij, dyshohet se punuan për autoritetet e Republikës Serbe
Kallas: Rusia po rrezikon jetët në Evropë me sulmet hibride
Alarm për sulme nga ajri edhe në Moldavi e Lituani
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
BE-ja planifikon mekanizëm të ri për reagim ndaj kërcënimeve hibride
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit