Prishtinë, 24 gusht 2026 06:49
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave në Serbi, të cilat pretendojnë se zjarri në territorin e Serbisë, në zonën e Bënjakut, është shkaktuar nga territori i Kosovës.
Në një komunikatë për media të publikuar të dielën, Policia i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta dhe ka thënë se ato përbëjnë dezinformata që synojnë ta paraqesin Kosovën si përgjegjëse për ngjarje negative në zonën kufitare.
“Dezinformata dhe shkrime të tilla të pavërteta nga Serbia të orientuara ndaj Kosovës ka pasur edhe në të kaluarën, e të cilat përdoren me qëllime të caktuara, me synimin që para faktorit ndërkombëtar ta nxjerrin Republikën e Kosovës fajtore për çdo dukuri negative që ndodhë kryesisht në zonën kufitare me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka mohuar gjithashtu pretendimet se nga territori i Kosovës është përdorur ndonjë armë specifike për hedhjen e mjeteve ndezëse.
“Asnjë lloj arme e tillë siç është paraqitur në media nuk është përdorur nga autoritetet e Republikës së Kosovës dhe nuk ka asnjë njoftim nga njësitë e Policisë së Kosovës se kanë vërejtur diçka të tillë që është hedhur nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatë.
Sipas Policisë, Njësitë e Policisë Kufitare vazhdimisht patrullojnë dhe monitorojnë situatën përgjatë zonës kufitare. Në raste të caktuara, patrullimet kryhen edhe në bashkëpunim me njësitë e KFOR-it.
Policia ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të hetojnë çdo rast për të cilin mund të ketë të dhëna se është shkaktuar nga faktori njerëzor, pavarësisht zonës ku ndodh.
Në fund, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mediave që t’u referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe të shmangin përhapjen e pretendimeve të pakonfirmuara, veçanërisht kur ato mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe të shkaktojnë shqetësime të panevojshme në opinion.

Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Shala: Institucionet e sigurisë kanë ndërtuar kapacitete të rëndësishme për përballjen me operacionet e inteligjencës së huaj
SHBA-ja forcon Kosovën për misionin ndërkombëtar në Gaza
Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Lufta hibride ndaj Kosovës, nga propaganda dhe spiunazhi te sulmet kibernetike
Vrasja e gruas shtatzënë në Malishevë: I plagosuri në gjendje të rëndë
Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva
Babë e bir të vrarë në Dukagjin, policia jep detaje për rastin