Prishtinë, 23 gusht 2026 18:24
Në mediat serbe dhe ato ruse vazhdon të propagandohet për situatën në Kosovë. Zëdhënsja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ditë më parë ka pretenduar se serbët që jetojnë në Kosovë po frikësohen, torturohen e largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa, një lajm i publikuar së fundmi në portalin ‘Kosovo Online’ ngrit po ashtu të njëjtat pretendime. Por, përballë këtyre deklaratave, një vëzhgim në terren tregon se komuniteti serb vazhdon aktivitetet e përditshme, përfshirë punën, shkollimin dhe bizneset sikurse çdo komunitet tjetër.
Njohës të sigurisë thonë se përmes narrativave të tilla serbo-ruse po synohet që të frikësohen serbët e Kosovës, në mënyrë që pastaj të njëjtit të përdoren për tensionim të situatës. Ekspertët ngrejnë shqetësime se Serbia dhe Rusia po synojnë destabilizimin e situatës në Kosovë.
“Propaganda agresive e Serbisë kundër Kosovës ka për qëllim mobilizimin e brendshëm, duke përdorur narrativa nxitëse dhe duke synuar ruajtjen e kontrollit mbi komunitetin serb”, tha Arben Fetoshi, drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus
“Serbia i jep zjarr çdo rasti që ka të bëjë me Policinë e Kosovës dhe përpiqet që, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ta prezantojë Policinë e Kosovës, si të themi, si trup kundër serbëve. Kjo është e pasaktë dhe bëhet me qëllime të këqija”, tha Dorajet Imeri, politolog.

29 kadetë të FSK-së nisin rrugëtimin ushtarak në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
Kamberi: Diskriminimi shtetëror serb ndaj shqiptarëve kërkon përgjigje të përbashkët
Shiroka-Pula nis zyrtarisht mandatin si presidente e Kosovës
Kosova nuk lejon fushatën e Serbisë në territorin e saj, Policia ndërhyn në Mitrovicë të Veriut për të ndaluar aktivitetin e Listës Serbe
Qeveria ndan 15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet e cenueshme