Prishtinë, 24 gusht 2026 18:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje partnerëve dhe aleatëve ndërkombëtarë që ta ngritin këtë çështje në raport me Serbinë dhe të kërkojnë rezultate konkrete për hapjen e dosjeve të klasifikuara.
Ai përmendi edhe rastin e sulmit terrorist në Banjskë dhe kërkesat ndërkombëtare për dorëzimin e Milan Radoiçiqit.
“Nuk është në rregull që në muajin e ardhshëm ne do ta shënojmë edhe përvjetorin e tretë të vrasjes së rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, e kryekrimineli, terroristi Millan Radoiçiq, për shkak se e mbron Beogradi dhe ai e mbron Beogradin zyrtar, është i lirë atje. Faktorët ndërkombëtarë kanë kërkuar dorëzimin e tij, nuk ka ndodhur asgjë. E njëjtë të mos ndodhë përsëri asgjë edhe ku kërkohet hapja e dosjeve të tjera të klasifikuara”, tha Kurti.
Tutje tha se po ta kishte shteti i Kosovës një dosje të tillë të klasifikuar deri në vitin 2044, paramendojeni se me çfarë presioni do të përballeshim.
“Andaj, edhe një herë u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, por edhe gjithë shoqërisë kosovare e mbarë kombit tonë, që në çdo takim me faktorët ndërkombëtarë ta ngrinë çështjen e hapjes së dosjes së Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, që është përgjegjëse për masakrat në Drenicë dhe jo vetëm, në pranverën e vitit 1999”, tha Kurti.
Kurti tha se kjo çështje duhet të jetë pjesë e vazhdueshme e kërkesave të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurohet qasje në dokumentet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe dokumentimin e krimeve të luftës

Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Kosova dhe Shqipëria përfitueset e para nga fondi i ShBA-së
Shala: Institucionet e sigurisë kanë ndërtuar kapacitete të rëndësishme për përballjen me operacionet e inteligjencës së huaj
SHBA-ja forcon Kosovën për misionin ndërkombëtar në Gaza
Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Kurti: Nuk është në rregull që Radoiçiq është ende i lirë
Mbi 1,600 të pagjetur në Kosovë, Serbia ende pa dhënë përgjigje për fatin e tyre
Auditimi e nxjerr keq Shtërpcën e udhëhequr nga Lista Serbe
Gjykata i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan