Prishtinë, 20 gusht 2026 16:15
Një video me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe institucioneve të Kosovës po qarkullon në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara mesazhi vjen nga organizata terroriste “Brigada e Veriut”, teksa një pjestar i saj, i veshur me uniformë ushtarake dhe me maskë në fytyrë, kërcenon në gjuhën serbe, ndërsa afër tij qëndron një tjetër person i armatosur, i deklaruar si rus.
Në videon e publikuar shfaqen pamje me përmbajtje kërcënuese, ndërsa mesazhi shoqërues paralajmëron: “Na pritni, së shpejti po vijmë.”
Kërcënimet ndaj Kurtit nga “Brigada e Veriut” nuk janë të reja. Më 8 maj 2026, grupi publikoi një mesazh ku kërcënonte me eliminim fizik kryeministrin, ndërsa Policia e Kosovës njoftoi se kërcënimi ishte publikuar nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës. Hetimet u zhvilluan në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe njësitë për krime kibernetike.
“Brigada e Veriut” është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023, me arsyetimin se përbën rrezik dhe kërcënim për sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Kërcënimet e fundit rikthejnë shqetësimet për aktivitetin e grupeve ekstremiste që veprojnë jashtë Kosovës dhe retorikën e tyre ndaj institucioneve të vendit.

FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë