Prishtinë, 20 gusht 2026 14:55
Organizata “Brigada e Veriut”, e shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka publikuar një video me mesazhe kërcënuese ndaj Kosovës.
Në të shfaqen persona të armatosur, ndërsa njëri prej tyre thotë se ndodhet në një “fushëbetejë” dhe se po përgatiten për të ardhur në Kosovë.
Videoja, e publikuar në profilin “Severna Brigada” në Facebook, përmban mesazhe të drejtpërdrejta kërcënuese dhe pretendime për përgatitje për ardhje në Kosovë, ndërsa në të përdoret edhe narrativë nacionaliste serbe dhe përmendet lidhja mes Rusisë dhe Serbisë, transmeton KosovaPress.
Në video, njëri prej personave, i cili thotë se ndodhet në një “fushëbetejë”, paralajmëron se po përgatiten për të ardhur në Kosovë, duke përdorur gjuhë nacionaliste dhe kërcënuese.
“Së pari t’a përshëndes shpirtin tim, Manjën, e përqafon vëllai… Ne jemi këtu për momentin, punojmë, punojmë edhe unë edhe vëllai im Rus. Zdravo! Përshëndetje të madhe. Të gjithëve përshëndetje të mëdha nga ne. Po përgatitemi për Kosovën e shenjtë. Të shohim pastaj se çfarë do të ndodhë, kur të vijmë atje nga kjo fushëbetejë. Siç thotë njëri, gjithçka do të jetë Rusi, vetëm Kosova Serbi. Na pritni, së shpejti po vijmë. Atëherë do të shohim kush jeni ju e kush jemi ne. Ju do vëllai”, ka thënë ai në mesazhin kërcënues.
Në një moment të videos, personi tjetër shprehet në gjuhën ruse, që në shqip përkthehet: “Tung. Përshëndetje e madhe.”
“Brigada e Veriut” është shpallur organizatë terroriste nga institucionet e Republikës së Kosovës më 29 qershor 2023.

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet