Prishtinë, 21 gusht 2026 06:55
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku duke komentuar operacionin e Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës ku të enjten u prezantua gjetja e një arsenal armësh në Zubin Potok përreth lokacioneve ku janë gjetur varreza masive, ka thënë se është operacion për tu përshëndetur
Por, ai ka thënë se falë përmirësimit të situatës në veri, qytetarë serbë kanë filluar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Madje edhe për këtë operacion që sipas autoritete u zhvillua nga 6 deri më 17 gusht, Çollaku ka thënë se qytetarë serbë kanë dhënë informacione valide.
“Edhe qytetarë serbë kanë ofru informacione valide për treguar se ku janë armët. Kanë kontribuar në dhënien e informacioneve valide për të arritur deri te ky rezultat dhe është inkurajuese, lojaliteti ndaj institucioneve të Kosovës nga disa qytetarë serbë çdo ditë po tregohet”, ka thënë ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë konferencës tha se bashkëpunimi me qytetarët dhe institucionet e tjera ka qenë i rëndësishëm në sigurimin e informacioneve operative.
“Pas informacioneve të siguruara kohëve të fundit, nga puna operative në teren si dhe bashkëpunimi i ngushtë me banorët lokalë janë arritur të sigurojmë informacione, ku është bërë e mundur që të profilizohen subjekte me interes potencial për të pasur njohuri në lidhje me aktivitete kriminal me të cilin ishin objekte hetimi”, ka thënë Hoxha

Protesta vazhdon në Prishtinë, Policia raporton hedhje të mjeteve piroteknike
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kurti: Procesi i Berlinit të rikonfigurohet, Kosova kërkon prova, jo premtime
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot