Prizren, 20 gusht 2026 11:25
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të cilët ngarkohen për kontrabandim migrantësh.
Sipas njoftimit, S.D., dyshohet si kryerës i veprës penale, ndërsa B.D., dhe A.F, dyshohen si bashkëkryerës.
Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2025, në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, konkretisht tek ura e fshatit Shkozë, S.D., ka organizuar dhe drejtuar veprimet për kontrabandimin e 10 migrantëve, të gjithë shtetas të Egjiptit, të cilët kishin kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin Kosovë – Shqipëri.
“I akuzuari S.D., kishte marrë me qira një automjet, të cilin më pas ua kishte dorëzuar B.D., dhe A.F., me qëllim që këta të fundit të kryenin transportimin e migrantëve nga zona e Vërmicës në drejtim të pikës kufitare Kosovë – Serbi. Për realizimin e këtij qëllimi, të pandehurit ishin nisur në drejtim të zonës kufitare, ndërsa S.D., kishte komunikuar me B.D., dhe e kishte udhëzuar lidhur me vendin dhe kohën e pritjes së migrantëve.
Rreth orës 01:50min, B.D., dhe A.F., kishin ndaluar me automjet në shiritin emergjent të autostradës, në afërsi të urës së fshatit Shkozë, ku kishin pritur migrantët. Në momentin e afrimit të zyrtarëve policorë, në afërsi të automjetit janë vërejtur 10 persona të shtrirë në tokë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin dhe ishin duke pritur për t’u transportuar më tej.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Sipas aktakuzës, 10 migrantët kishin paguar në total 25,000 euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi.
“Veprimet e dyshuara janë ndërprerë nga zyrtarët policorë, me ç’rast B.D., dhe A.F., janë ndaluar, ndërsa S.D., është larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte vërejtur ndërhyrjen e policisë.”, thuhet tutje në njoftim.

FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë