Prishtinë, 20 gusht 2026 07:55
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu, ka thënë se Fatmir Sheholli, bazuar në provat e siguruara deri më tani, i ka ofruar ndihmë shërbimit inteligjent serb, konkretisht një zyrtari të lartë të BIA-s, në një mision që dyshohet se kishte për qëllim dëmtimin e një apo disa figurave politike në Kosovë, para zgjedhjeve të mbajtura në vend.
Kodraliu ka thënë se bëhet fjalë për zyrtarin e lartë të BIA-s për kundërterrorizëm, Bojan Dimiq.
“Fatmir Sheholli, në bazë të provave që kemi siguruar deri më tani, ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për zyrtarin e lartë të BIA-s për kundërterrorizëm, Bojan Dimiq, në implementimin e një misioni me qëllim të dëmtimit të një apo disa figurave politike në Kosovë. E, çka është më e rëndësishmja, dëmtimi është synuar të shkaktohet para zgjedhjeve që janë mbajtur në Kosovë”, ka thënë Kodraliu.
I pyetur nëse bëhej fjalë për dëmtim të reputacionit apo edhe në aspektin e sigurisë, Kodraliu nuk ka dhënë më shumë informacione lidhur me rastin.
“Ka pasur rol direkt në themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, por edhe njëherë kërkoj mirëkuptim, nuk mund të japim më shumë informacion lidhur me këtë rast”, ka thënë prokurori Kodraliu.

FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë
Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë