Prishtinë, 20 gusht 2026 8:08
Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se po vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven, me fokus në mbështetjen dhe sigurinë e qytetarëve.
Sipas njoftimit të komunës, sot është zhvilluar një takim me përfaqësues të CIMIC-ut slloven, ku është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Komuna e Fushë-Kosovës ka pranuar një defibrilator, ndërsa së shpejti pritet të pranojë edhe një pajisje tjetër. Defibrilatorët do të vendosen në hapësira publike, në mënyrë që të jenë të qasshëm për përdorim në raste emergjente.
Po ashtu, do të organizohen trajnime për përdorimin e këtyre pajisjeve, me synim rritjen e gatishmërisë dhe sigurisë së qytetarëve në situata emergjente.
Komuna e Fushë-Kosovës ka falënderuar CIMIC-un slloven për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ferati-Doli kritikon punën e Kuvendit të Mitrovicës së Veriut: Vetëm tetë mbledhje të rregullta brenda vitit
Vite të tëra pa zgjidhje për qentë endacakë, specialisti i kimisë toksikologjike me kritika për institucionet lokale
Helmimi i qenve në veri të Mitrovicës, dukuri që po përsëritet ndër vite
Gjykata ndalon Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë ndërtimin e amfiteatrit, pranon kërkesën e “Trepçës”
Lista Serbe politizon mbishkrimin “E dua Mitrovicën”, kërkon largimin e tij
Policia asiston inspektorët në veri të Mitrovicës, tri lokale mbyllen përkohësisht
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet