Mitrovicë, 14 gusht 2026 18:20
Ndonëse aktivititeti për mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë është i paraparë me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës dhe udhëzime tjera administrative në Republikën e Kosovës, Lista Serbe e cila udhëheq me Komunën e Mitrovicës Veriore, vazhdon të sfudojë rendin ligjor dhe kushtetues të Kosovës.
Kjo parti, që është instrument i propagndës së Aleksandar Vuçiçit, të premten pasdite e ka injoruar objektin e ri të Komunës, duke e zhvendosur dëgjimin buxhetor në një objekt i cili tashmë është mbyllur nga ana e institucioneve të Kosovës, e që deri para disa muajsh i përkiste të ashtuquajturës Ndërmarrje Komunale Publike “Standard” që vepronte sipas sistemit të Serbisë.
Madje, Lista Serbe ka shkuar aq largë, saqë në vend të qytetarëve për të cilët është edhe i përcaktuar dëgjimi buxhetor, ajo ka ftuar nëpunësit civilë të Komunës së Mitrovicës Veriore, shumica prej të cilëve mbajnë pozita udhëheqëse të strukturava paralele, e të cilat tanimë veprojnë ilegalisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Në vend të një debati real me qytetarët, takimi la përshtypjen e një procesi të dominuar nga struktura politike dhe administrative të lidhura me Listën Serbe.
Edhe propozimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, sipas raportimeve nga takimi, u dominuan nga kërkesat e anëtarëve të kësaj partie.
Kjo ngre një pyetje themelore: për kë po organizohen këto diskutime, për qytetarët e Mitrovicës së Veriut apo për strukturat politike që tashmë kanë përcaktuar se çfarë duhet të diskutohet dhe çfarë duhet të kërkohet?
Qytetarët me të cilët “Veritasinfo” bisedoi pas diskutimit për buxhetin e vitit 2027 e konsideruan takimin si vazhdimësi të një praktike që, sipas tyre, e ka shndërruar konsultimin publik në një formalitet.
“Kjo është vërtet absurde. Qytetarët e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe, për këtë arsye, nuk duan më të marrin pjesë në diskutime të tilla. Nëse dihet paraprakisht se çfarë do të miratohet dhe nëse gjithçka reduktohet në prezantimin formal të vendimeve që janë marrë prej vitesh, atëherë është e qartë se është vetëm një shfaqje për publikun”, tha për “Veritasinfo” Stefan Andriq nga Mitrovica e Veriut.
Sipas tij, kjo praktikë vazhdon që nga viti 2012 dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve në proceset publike.
“Nuk ka kuptim të vish në takime ku mendimet e qytetarëve dëgjohen vetëm formalisht dhe pastaj nuk ndodh asgjë, nuk merren parasysh”, shtoi Andriq.
Nëse një diskutim për buxhetin zhvillohet pa praninë e qytetarëve, ndërsa hapësira dominohet nga zyrtarë dhe struktura politike, atëherë vetë qëllimi i konsultimit publik vihet seriozisht në pikëpyetje.
Një debat për buxhetin pa qytetarë nuk është konsultim publik. Është vetëm plotësim i një procedure.
Dhe nëse vendimet për miliona euro që parashihen për investime publike diskutohen në një sallë ku zëri i qytetarëve mezi dëgjohet, atëherë pyetja nuk është vetëm se çfarë buxheti po planifikohet, por edhe kush po e planifikon atë dhe në emër të kujt.
Veritasinfo ka tentuar të kontaktojë përfaqësues të subjekteve opozitare serbe dhe përfaqësues të shoqërisë civile, por ata nuk ishin të gatshëm të flisnin publikisht, të frikësuar nga standardi tashmë i vendosur nga Lista Serbe, i frikësimit dhe shantazhimit të të gjithë atyre që e kundërshtojnë.

Për herë të parë në Prizren, institucion për strehimin dhe kujdesin e të moshuarve
Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike
Zero transparencë në gjashtë komuna të drejtuara nga Lista Serbe
Rruga rajonale që lidh fshatrat e Kamenicës hapet pas investimit 3.2 milionë eurosh
Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente, shkak kriza me mbeturinat
Shtrirje e institucioneve të Kosovës në veri, Kompania e Ujësjellësit “Mitrovica” vendoset në Leposaviq bashkë me flamurin e Republikës
Lista Serbe në Mitrovicën Veriore e mban dëgjimin buxhetor në objektin e një institucioni ilegal dhe me përfaqësues të strukturave paralele
Të dyshuarit për spinazh F.S. i caktohet parapurgim 30 ditë
RTK dhe KOK nënshkruajnë marrëveshje për ‘Taranto 2026’
Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi për përballimin e zjarreve