Prishtinë, 20 gusht 2026 07:06
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, ka folur për hetimet lidhur me rastet e spiunazhit dhe personat që dyshohet se kanë qenë të rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë – BIA, duke bërë të ditur se deri më tani janë shtatë raste të tilla dhe katër aktgjykime dënuese.
Kodraliu ka thënë se Prokuroria Speciale gjatë dy viteve të fundit ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë dukuri, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.
“Më konkretisht, deri më tani kemi shtatë raste të spiunazhit me disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rekrutimit të strukturave nga Agjencia e Inteligjencës serbe (BIA)”, ka thënë Kodraliu.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë katër aktgjykime dënuese për veprat penale të spiunazhit, ndërsa dy prej tyre janë të formës së prerë.
“Më konkretisht, kemi dy aktgjykime dënuese të cilat veç janë të formës së prerë, respektivisht të të dënuarit Aleksandër Vlajiq, si dhe të të dënuarit tjetër Bojan Jevtiq, të cilët që të dy kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ne kemi ofruar edhe prova konkrete”, ka thënë ai

Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi
FSK avancon kapacitetet e mbështetjes luftarake, realizon qitje me mortaja 120 mm në Shqipëri
Policia e Kosovës avancon kapacitetet për menaxhimin e turmave
FSK-së i dhurohet roboti i parë tokësor pa ekuipazh i prodhuar në Kosovë
Radoiçiqit i ndalohet hyrja në Bosnjë – përbën kërcënim për sigurinë
Banjska dhe dyshimet për përfshirjen e strukturave serbe, Islami kërkon masa parandaluese
Serwer: Beogradi e di se pa njohjen e Kosovës nuk ka anëtarësim në BE
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet