Prishtinë, 17 gusht 2026 18:20
Arrestimi i Fehim Salit, nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Inteligjent Serb (BIA), ka hyrë në fazën e parë të procedurës penale. Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa Prokuroria Speciale po vazhdon hetimet për kontaktet e tij të dyshuara me pjesëtarë të BIA-s dhe aktivitetet që pretendohet se ka zhvilluar në Kosovë.
Sali u arrestua më 13 gusht në pikën kufitare në Merdarë, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Një ditë pas arrestimit, ai doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Sali dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe se kishte pasur komunikim me një zyrtar të lartë të këtij shërbimi, të identifikuar si Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën “Zheljko”.
Prokuroria theksoi se Sali i kishte ofruar BIA-s informacione lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, si dhe kishte mbledhur të dhëna për persona dhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës.
Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, pas seancës deklaroi për media se provat e siguruara deri më tani kanë krijuar dyshim të bazuar se Sali ka qenë i rekrutuar nga BIA.
Sipas prokurorit, vetë i pandehuri ka pranuar se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të këtij shërbimi inteligjent.
Ai ka qenë i angazhuar në fushën e arsimit dhe në organizata joqeveritare. Ai ka përfaqësuar komunitetin goran në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Presidencës së Kosovës për dy mandate, nga viti 2020 deri në vitin 2024, kur edhe është larguar nga kjo pozitë.
Hetimet e Prokurorisë Speciale pritet të sqarojnë natyrën e kontakteve të Salit me BIA-n, rrethanat e rekrutimit të tij dhe nëse informacionet që i ka mbledhur janë përcjellë te shërbimi inteligjent serb.

FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
“Dosja 23”: Në Zubin Potok sekuestrohen armë, predha, libreza ushtarake dhe para të gatshme (Video)
Fronti hibrid, alarm për sigurinë në Kosovë
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Shala: Kërcënimi nuk është zhdukur, Kosova duhet të zbulojë në kohë operacionet destabilizuese
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola