Prishtinë, 17 gusht 2026 15:17
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet K.Xh., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, duke kërcënuar publikisht Albin Kurtin, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, shkruan Veritasinfo.
Sipas aktakuzës, “ngjarja ka ndodhur më 22 tetor 2025. I pandehuri dyshohet se, me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, e ka kanosur të dëmtuarin A.K., në lidhje me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës”.
Rasti është trajtuar nga Prokuroria Speciale, e cila tashmë ka përfunduar procedurën hetimore dhe ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit.
Në njoftimin e saj, Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera për përmbajtjen konkrete të kërcënimit, ndërsa personi i përfshirë në aktakuzë identifikohet vetëm me inicialet K.Xh.
Aktakuza tashmë i hap rrugë procedurës gjyqësore, ku do të shqyrtohen provat dhe rrethanat e rastit. I pandehuri konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
“Dosja 23”: Në Zubin Potok sekuestrohen armë, predha, libreza ushtarake dhe para të gatshme (Video)
Fronti hibrid, alarm për sigurinë në Kosovë
Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit
Shala: Kërcënimi nuk është zhdukur, Kosova duhet të zbulojë në kohë operacionet destabilizuese
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane
Nis seanca ndaj Fatmir Shehollit, deklarohet i pafajshëm sërish
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit