Prishtinë, 18 gusht 2026 15:38
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë shefen e përkohshme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë për forcimin e koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ulutaş ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të kontribuimit në një mjedis të sigurt dhe garantimit të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Misioni i NATO-s theksoi se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Ministri kroat i Mbrojtjes: Kemi përgjigje ndaj arsenalit ofensiv të Serbisë, Kosovën e kemi aleate
FSK përgatit instruktorët për sfidat e luftës moderne
Kosova forcon kapacitetet e mbrojtjes, Maqedonci: Do të jemi kontribuues aktivë në sigurinë ndërkombëtare
Flamuj me Mlladiqin dhe simbole të RS-së, disa serbë tentuan ta provokojnë protestën për UÇK-në në Prishtinë
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë
Nis ndërtimi i stacionit policor në Dren të Leposaviqit, Policia konfirmon infrastrukturën rrugore fillimisht
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Mujanoviq: Alarm për të gjithë Evropën, Putin po përsërit narrativin e Millosheviq për “Serbinë e Madhe”