Prishtinë, 12 gusht 2026 14:50
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sërish iu ka dërguar letra krerëve të partive opozitare, duke kërkuar sërish takime dhe diskutime për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.
Burime të IndeksOnline pohojnë se Kurti dje iu drejtua liderëve opozitarë përmes platformave telefonike, duke kërkuar një takim të përbashkët për të diskutuar situatën aktuale politike në vend.
IndeksOnline raporton se qëllimi i këtij takimi do të ishte shqyrtimi i mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje politike, e cila do t’i hapte rrugë tejkalimit të ngërçit institucional dhe do të shmangte një proces të ri zgjedhor.
Letra e dërguar i parapriu situatës së tensionuar sot në Kuvend, ku shumë deputetë të PDK-së dhe Aleancës u përplasen me disa deputetë të LVV-së.
Të parët kërkuan hapjen e Kuvendit dhe mbajtjen e seancave, teksa të fundit thonë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje politike.

Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023