Prishtinë, 10 nëntor 2026 18:29
Kryeministri Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin politik dhe shtetëror të Kosovës, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duhet të bazohet në njohjen e ndërsjellë dhe përgjegjësinë për sulmin në Banjskë.
Këto deklarata Kurti i bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Paris School of International Affairs (PSIA), në Paris, ku foli për zhvillimet politike në Serbi dhe raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai theksoi se ndryshimet e fundit në udhëheqjen politike të Serbisë duhet të shoqërohen edhe me ndryshim të qasjes ndaj Kosovës.
Sipas Kurtit, Serbia duhet ta pranojë realitetin e shekullit XXI, përkatësisht faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga mbi 120 shtete.
Kreu i Qeverisë kërkoi gjithashtu që Beogradi të heqë dorë nga përpjekjet për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Një tjetër çështje që Kurti e konsideroi të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve është përgjegjësia për sulmin e armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023.
Ai kërkoi dorëzimin e Milan Radoiçiqit, të cilin e cilësoi si arkitektin kryesor të sulmit, në mënyrë që të përballet me drejtësinë.
Megjithatë, ndryshimi i udhëheqjes politike në Serbi nuk është shoqëruar deri më tani me sinjale publike për ndryshim të qëndrimit ndaj statusit të Kosovës. Edhe Lista Studentore, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, ka mbajtur qëndrimin se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës së këtij shteti.

Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë