Prishtinë, 12 gusht 2026 22:03
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka deklaruar se faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në orientimin euroatlantik dhe zhvillimin demokratik të vendit.
Këtë deklaratë Konjufca e bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi për Politikë Ekonomike dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, dhe kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu.
“Faktori shqiptar ka qenë dhe mbetet një forcë e rëndësishme e orientimit euroatlantik dhe zhvillimit demokratik të Malit të Zi”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për pozitën dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Mal të Zi, rolin e tyre në jetën politike e institucionale, si dhe për zhvillimet me rëndësi për komunitetin shqiptar.
Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, dhe ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.
Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mbështeten në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim.
“Mali i Zi mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës në proceset integruese evropiane”, ka deklaruar ai.
Gjeloshaj dhe Nimanbegu po marrin pjesë në Konferencën e IX të Ambasadorëve, ku kanë kontribuar edhe në panelin kushtuar integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe rolit të faktorit shqiptar në këtë proces.

Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023