Preshevë, 9 nëntor 2026 07:00
Lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë e para në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura të dielën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet.
Sipas rezultateve preliminare, lista e përbërë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Aleanca për Luginën ka marrë 4.769 vota.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili ka falënderuar qytetarët e Luginës për pjesëmarrjen dhe besimin e dhënë.
“Dolëm të parët! Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota. Këto vota na japin 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka njoftuar se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke theksuar se ky institucion ka përgjegjësi të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës.
Kamberi ka përmendur si prioritete arsimin në gjuhën shqipe, sigurimin e librave shkollorë, ruajtjen e kulturës shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.
Edhe vetë Enkel Rexhepi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me listat e tjera në procesin e konstituimit të Këshillit.
Sipas rezultateve preliminare, në zgjedhje janë numëruar gjithsej 14.623 vota nga 37.759 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 38,72 për qind.
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar u mbajtën në kuadër të zgjedhjeve për këshillat kombëtarë të pakicave në Serbi.

Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Hakerët zbulojnë humbjet ruse në Ukrainë, pretendohet se janë vrarë deri në 450 mijë persona
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Gati tri dekada pas luftës, vetëm 77 persona të dënuar për krime lufte në Kosovë