Prishtinë, 10 nëntor 2026 10:00
Profesori Valon Murtezaj ka vlerësuar se Kosova e meriton të avancojë në procesin e integrimit evropian, por krizat e vazhdueshme politike dhe vështirësitë në funksionimin e institucioneve po e dëmtojnë këtë proces.
Duke komentuar pjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Paqes në Paris, Murtezaj ka thënë se ky organizim paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe për zhvillimin e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka theksuar se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë platformë për të diskutuar për avancimin e statusit të saj dhe perspektivën evropiane.
“Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja këtu edhe në rastin konkret, për të biseduar me faktorë të ndryshëm lidhur me aplikimin e Kosovës dhe avancimin e statusit të saj drejt integrimit evropian. Më duhet të them se Kosova e meriton të jetë pjesë e një procesi të avancuar në kuadër të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Murtezaj.
Megjithatë, profesori ka paralajmëruar se paqëndrueshmëria politike dhe krizat në konstituimin e institucioneve përbëjnë pengesë për përparimin e Kosovës në këtë drejtim.
Sipas tij, përveç përmbushjes së kritereve evropiane, funksionimi i institucioneve dhe stabiliteti politik janë elemente thelbësore që ndikojnë në vlerësimin e vendeve aspiruese.
“Franca është një ndër vendet kryesore në Bashkimin Evropian. Kosova, në masë të madhe, i ka plotësuar kriteret dhe parakushtet për të avancuar drejt integrimit evropian. Megjithatë, duhet të themi se krizat e dy viteve të fundit në konstituimin e institucioneve e dëmtojnë vetë procesin”, ka thënë ai.
Murtezaj ka folur edhe për rëndësinë e meritokracisë në procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se avancimi i secilit shtet duhet të bëhet në bazë të meritave dhe përmbushjes së kritereve.
“Kur flasim për zgjerimin, fjala kyçe është meritokracia, në mënyrë që avancimi të bëhet në bazë të meritave dhe përmbushjes së kritereve”, ka përfunduar Murtezaj.

Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia asiston inspektorët në veri të Mitrovicës, tri lokale mbyllen përkohësisht
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të reja, një ditë para negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja