Prishtinë, 6 gusht 2026 09:06
Qeveria e Serbisë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti financimin e aktiviteteve që lidhen me Kosovën përmes të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, duke ndarë qindra mijëra euro nga rezervat buxhetore për projekte dhe programe të ndryshme. Megjithatë, një pjesë e vendimeve nuk specifikojnë shumat e ndara apo mënyrën se si do të shpenzohen fondet.
Sipas katër vendimeve të miratuara që nga fillimi i vitit, Qeveria serbe ka transferuar mjete nga rezerva buxhetore në llogari të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën.
Mbi 400 mijë euro janë ndarë për programe që lidhen me mbështetjen e të rinjve dhe sipërmarrjes së grave, ndërsa më shumë se 75 mijë euro janë destinuar për ndihma sociale për serbët e zhvendosur nga Kosova.
Po ashtu, kjo zyrë ka përfituar mbi 130 mijë euro për ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve serbë që ndodhen në burgje në Kosovë.
Beogradi i cilëson ata si viktima të “proceseve të montuara” me motive politike, duke përfshirë edhe rastet që lidhen me gjykimet për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999, përgjegjësinë për të cilat Serbia vazhdon ta mohojë.
Një tjetër vendim i Qeverisë serbe parasheh financimin e ndërtimit dhe rindërtimit të objekteve të banimit në Kosovë, por pa bërë publike shumën e mjeteve të ndara.
Nën administrimin e kësaj Zyre vazhdojnë të funksionojnë institucionet serbe në Kosovë, të cilat janë struktura paralele dhe të paligjshme.
Tenderët për projektet infrastrukturore në zonat me shumicë serbe organizohen nga të ashtuquantura Organet e Përkohshme Komunale, të krijuara sipas legjislacionit të Serbisë.
Këto organe vepruan në Kosovë deri në vitin 2024, kur u mbyllën nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Megjithatë, ato kanë vazhduar aktivitetin nga lokacione alternative në qytetet kufitare të Serbisë.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro