Prishtinë, 4 nëntor 2026 09:20
Një grup kriminal ndërkombëtar i dyshuar për trafikim të narkotikëve është goditur në Kosovë, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë të përllogaritur në treg mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të organizuar kriminale.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, si dhe për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sveçla ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar se angazhimi për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve do të vazhdojë të intensifikohet.
“Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin