Prishtinë, 7 gusht 2026 13:55
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur pasditen e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku ka nisur takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
Takimi, i cili ka filluar rreth orës 13:30, zhvillohet në një moment vendimtar për procesin e konstituimit të Kuvendit, pas dështimit të seancës së djeshme për zgjedhjen e organeve drejtuese.
Pas ndërprerjes së seancës, Kurti kishte kërkuar kohë shtesë për zhvillimin e takimeve me partitë parlamentare, me synimin për të gjetur një zgjidhje dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme për konstituimin e Kuvendit.
Vëmendja tashmë është përqendruar te ky takim, nga i cili pritet të shihet nëse palët do të arrijnë ndonjë marrëveshje që do t’i hapte rrugë vazhdimit të seancës konstituive dhe formimit të institucioneve të reja.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje nga takimi, ndërsa pas përfundimit të tij pritet që Kurti dhe Abdixhiku t’u drejtohen mediave me deklarata lidhur me rezultatet e diskutimeve.

Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe